ShowBizzz

Nuk janë ndarë kurrë? Detajet që ngrenë dyshime mbi Besin dhe Xhensilën!

Ishin nje nga çiftet më të dashura për publikun, ndaj ndarja e aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj pas shumë vitesh bashkë dhe pas rreth 7 vitesh të martuar dhe prindër të dy fëmijëve, i befasoi dhe trishtoi ndjekesit. Ata kanë pohuar “nën zë” se nuk janë më bashkë, ndërsa ajo që u vu re ishte ndalimi i postimeve në rrjetet sociale së bashku, si një familje.

Nuk janë ndarë kurrë? Detajet që ngrenë dyshime mbi

Tashmë të dy duket se vijojnë jetën e tyre, por një detaj në “Instagramet” e tyre ka ngritur disa pikëpyetje tek fansat, duke menduar ose çifti ndoshta nuk janë ndarë, ose mund të ketë ndonjë “fije shprese” se janë rikthyer… Kjo pasi në profilet e tyre në “Instagram”, duket se as Xhensila dhe as Besi nuk i kanë fshirë fotot nga dasma e tyre në 2017, e as fotot nga festa e ditëlindjes së Xhensilës.

Nuk janë ndarë kurrë? Detajet që ngrenë dyshime mbi

Xhensila ka fshirë fotot ku ishte në krah të Besit, por fotot e saj me fustan nusërie nuk i ka fshirë, as mesazhet që dikush kishte lënë aty. Gjithashtu, edhe foton e tortës së saj e cila kishte foton e të dyve, ajo nuk e ka fshirë. Nga ana tjetër, Besi nuk i ka fshirë fotot që ka pasur me Xhensilës kur njoftuan se do të martoheshin, e as atë kur njoftuan se do të bëheshin prindër për herë të parë.

 



bal