Erjola dhe Silvi kanë bërë një bisedë me plot emocione dhe lot në sy.
Silvi tregoi për dhimbjen që përjetoi kur i vdiq gjyshja, ndërkohë që Erjola nuk nguroi ta përqafonte. Erjola shprehet se nuk dëshiron që ajo të tjetërsohet nga dinamikat dhe situatat që ndodhin në BBV3 dhe ka shumë nevojë për një konfirmin apo një takim me familjarët. Duke folur për familjen ajo preket kur përmend vdekjen e të atit.
Erjola: E ke parasysh kur ndodhin gjëra njëra pas tjetrën dhe ke nevojë për një konfirmim, ose të takoj familjarët. Mua herë pas here më kujtohet dhe babi që nuk e kam. Aty prekem, se mami mund të vijë të më takojë një ditë, janë disa njerëz që nuk…
Silvi: Ku jeton mami?
Erjola: Këtu jeton, këtu kam familjen, por unë jetoj vetëm. Nuk dua që dinamikat dhe situatat të më tjetërsojnë.
Silvi: Unë kam parë vetëm versionin e mirë dhe më bëhet qejfi në fakt këto ditë, në çdo moment, kur tha Gazi “ajo bën këtë, këtë gjë”, përgjigja ishte super, nuk ia ke lënë bosh.