Kurrë mos thuaj kurrë! Nëse mbrëmja e parë e këtij sezoni të “Big Brother VIP” na vërtetoi diçka, ishte pikërisht kjo shprehje!
Vetë moderatori Ledion Liço shprehej kohë më parë se dëshiron të shohë BB të prezantuar nga Arbana, ndërsa Arbër Hajdari mohoi se do të ishte sërish opinionist i këtij reality show, por rezultoi e kundërta.
Mirëpo, përpos tyre edhe një pjesë e mirë e banorëve janë shprehur më parë se nuk do të mund të bëheshin dot kurrë pjesë e BBV për shkak se nuk durojnë dot izolimin, ose edhe për shkaqe të tjera, si rasti i Jul Dedës.
Në një postim të bërë në profilin e tij të Facebook kohë më parë, aktori e cilësonte “Big Brother” si emosionin më amoral dhe pa sens të realizuar ndonjëherë, madje shtonte se programe të tilla të shkatërrojnë parimet e jetës.
“Duke shëtitur nëpër kanalet e TV me telekomandë në dorë, ndalova padashje (që mu thaftë gishti) te Big Brother. Për kuriozitet, vendosa ta shoh për 10 minuta. Përfundimisht, nuk mund të ketë emision më amoral, asocial, të dëmshëm dhe pa sens se ky. Jo vetëm që qe nuk të mëson asgjë të mirë, por të shkatërron edhe ato pak parime që ti i ke mësuar në jetë dhe që prindërit dhe mësuesit janë përpjekur të ti ngulisin në mendje dhe në zemër..”- shkruante aktori.
lokimagazine