Ligjvënësit e Kuvendit të Kosovës kanë kaluar në lexim të parë një projektligj për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me gjithë vërejtjet e partive kryesore opozitare për përmirësimin e tij dhe hedhjen e tij në diskutim publik.
Me 81 vota për, asnjë kundër dhe 25 abstenime, projektligji kaloi pengesën e parë pas një debati të gjatë në një seancë të premten.
Muajin e kaluar, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë kaluar në lexim të parë një projektligj për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Me 81 vota për, asnjë kundër dhe 25 abstenime, projektligji kaloi pengesën e parë pas një debati të gjatë në një seancë të premten.
Synimi i këtij ligji është ta verifikojë ligjshmërinë e pasurisë të të gjithë zyrtarëve publikë në Kosovë, dhe pastaj t’ia lërë në dorë gjyqësorit konfiskimin e saj nëse vërtetohet se ajo ishte fituar kundërligjshëm.
Ndërsa, ditë më parë kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka folur rreth për domosdoshmërinë e krijimit të Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme disa të pranishmëve në një shtëpi në Siqevë të Prishtinës.
Kurti, siç dëgjohet në një video që ai e publikoi në Facebook, ka thënë se “është e domosdoshme ta bëjmë atë byro”. Sipas tij, kështu ata do ta “ndreqnin shumë Kosovën”.
“Tjetra që mendojmë ka me e ndreqë shumë Kosovën është kur ta sjellim do drejtësi pak për do plagë që na i ka lënë korrupsioni. Është e domosdoshme ta bëjmë atë byro për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Nuk bën pa të hiç. Brezit të ri s’mund t’ua lëmë kështu Kosovën”, u shpreh ai.
Rreth Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ka folur për “Bota sot”, juristi Blerim Burjani, i cili thotë se prokuroria nuk ka guxim sepse duhet të ngrejë aktakuza të shumta.
Ai konsideron se një numër i madh i njerëzve të politikës janë pjesë e kësaj liste të madhe që dyshohen për vepra të rënda të krimit të organizuar, por edhe ata të ligjit dhe rendit.
“Kjo nuk ka nevojë të themelohet fare, veç duhet të funksionojë prokuroria dhe t’i mbledhë të gjithë një nga një ata që kanë bërë krime ekonomike në Kosovë që nga viti 2000. Pra, ligje ka, kodi ekziston, ekziston edhe ligji për konfiskim, kodi penal – të gjitha janë. Problemi është se nuk ka kush ta nisë këtë punë. Nuk ka guxim prokuroria, sepse duhet të ngrejë aktakuza të shumta ndaj liderëve politikë, zinxhirëve të krijuar nga njerëzit e fuqishëm të politikës.
Një numër i madh i njerëzve të politikës – ministra, zëvendësministra, drejtorë departamentesh, partiakë, asistentë të liderëve politikë – janë pjesë e një liste të madhe të njerëzve që dyshohen për vepra të rënda të krimit të organizuar. Në mesin e tyre ka edhe njerëz nga rendi dhe ligji. Pra, këtu nuk ka çka të thonë partitë e as kryeministrat. Këtë punë duhet ta fillojë prokuroria e shtetit sa më pare”, deklaron Burjani.

Blerim Burjani
Sipas tij, do të duhej që me ligj të themelohet një gjykatë kundër korrupsionit të lartë.
Ai kërkon veprim të shpejtë, si në Shqipëri, pa pasur nevojë të përmendet byroja.
“Më së miri do të ishte që me ligj të themelohet një gjykatë kundër korrupsionit të lartë dhe të ketë aty gjyqtarë e prokurorë të EULEX-it. Ndryshe, këtu nuk bëhet asgjë, pavarësisht çfarë flitet për këtë punë.
Kjo nuk është punë e byros, por e mosfunksionimit të gjyqësorit dhe prokurorisë.
Andaj duhet veprim i shpejtë, si në Shqipëri. Ndryshe, nuk kemi nevojë të flasim kot e të përmendet një byro që pesë vjet veç ka shërbyer për të mashtruar se kinse ka ide për ndaljen e korrupsionit, edhe atë përmes një byroje që është e paligjshme në kuadër të sistemit juridik të shtetit”, përfundon Burjani.
Kujtojmë se, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ia kishte rrëzuar Qeverisë Kurti dy herë Ligjin për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisës së pajustifikueshme, së pari më 2024 dhe pastaj në fillim të këtij viti.
Ky ligj synon që të gjithë zyrtarët publikë në Kosovë të jenë subjekt i verifikimit të pasurisë nëse ka kishte dyshime se ajo është fituar në mënyrë të kundërligjshme.
Gjykata më e lartë në Kosovë në vendimin e janarit se e shfuqizoi ligjin për Byronë sepse ai u miratua me “shkelje të rënda procedurale dhe kushtetuese”.
Sipas saj, Kuvendi e përdori në mënyrë të pajustifikuar shmangien nga afatet procedurale, duke mos u dhënë deputetëve dhe komisioneve kohë për shqyrtim, debat dhe amendamente, në kundërshtim me nenet 74, 76 dhe 77 të Kushtetutës.
