ShowBizzz

Nuk ka më dyshime, Jennifer Lopez bën kërkesë për divorc nga Ben Affleck

Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore Jennifer Lopez po divorcohet nga Ben Affleck pas dy vitesh martesë.

Lopez ka dorëzuar kërkesën për divorc në një gjykatë në Los Anxheles të martën e 21 gushtit, raporton Sky news.

Çifti u takua për herë të parë në xhirimet e filmit Gigli vitin 2001 dhe që prej asaj kohe ata ishin një nga çiftet më të komentuara në Hollivud. Megjithatë kjo marrëdhënie zgjati shumë pak. Ata e anuluan papritur dasmën e tyre në vitin 2003 dhe u ndanë disa muaj më pas.

Lopez u martua me këngëtarin Marc Anthony, vetëm pesë muaj pas ndarjes nga Affleck. Kurse ky i fundit, u martua me aktoren Jennifer Garner dhe pas disa vitesh u ndanë.

Por historia e tyre nuk përfundon këtu. Në vitin 2021 dyshja u lidhën përsëri me njëri -tjetrin dhe në korrik të 2022 ata u martuan në një ceremoni luksoze në Las Vegas.

“Dashuria është e bukur. Njëzet vjet durim,” shkroi Lopez, duke njoftuar martesën e tyre në Las Vegas.

Edhe kësaj here dashuria e tyre dështoi, pasi që në muajt e parë të 2024 në të gjitha mediat e huaja u përfol se Lopez dhe Affleck po shkonin drejt divorcit