Policia e Kosovës nuk ka gjetur asnjë mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, pas marrjes së informacioneve për një gjë të tillë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se pas kontrolleve nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjet asgjë e dyshimtë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”, ka njoftuar ajo.
Policia e Kosovës rreth orës 18:00 kishte pranuar një informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
