ShowBizzz

Nuk ka probleme me sytë, Ardit Gjebrea zbulon arsyen e fortë se pse i mban ende syzet

Moderatori i njohur i programit “E Diela Shqiptare”, Ardit Gjebrea, ka ndarë një përvojë personale që lidhet me bullizmin, duke treguar se si ka përballuar sfidat e fëmijërisë për shkak të syzeve.

Në një rrëfim emocional, Gjebrea rikujtoi kohën kur si fëmijë është përballur me tallje dhe fyerje për këtë detaj të pamjes së tij.

Moderatori e theksoi rëndësinë e rezistencës përballë bullizmit, duke shtuar se sot, pavarësisht se xhamat e syzeve i ka 0, ende i mban ato si simbol të asaj që ka përballuar.

“Edhe unë kur isha i vogël, në klasë të tretë vura syze. Për ju sot është normale, por në atë kohë ata që ishin me syze bullizoheshin ashtu siç ty të kanë bullizuar me ato fjalë, edhe mua më kanë bullizuar duke më thënë “qorr” dhe nuk e kam kaluar shumë mirë, por sot edhe pse xhamat e syzeve i kam 0 prapë i mbaj sepse nuk e kam atë kompleks dhe në fund të ditës jo vetëm që ia dola, por ja ku jam, ndërkohë që ata që më kanë bullizuar, nuk e di se ku janë,” tha moderatori.

Rrëfimi i tij është një mesazh i fuqishëm për ata që janë përballur me situata të ngjashme, duke theksuar rëndësinë e përballjes me sfidat dhe mos lejimit që bullizmi të ndikojë në suksesin apo vetëvlerësimin e dikujt.



lokimagazine