Heidi Baçi ka treguar që mendon se i dashuri i saj, Romeo Veshaj do të jetë fituesi i “BBV”.
Gjatë një bisede me Egla Cenon dhe Julian Dedën, ky i fundit e pyeti konkurrenten mes saj dhe aktores kush mund të jetë fituesi, ndërsa Heidi tha: “Unë”.
“Je e pasinqertë o Bac. Ke thënë ndryshe më parë” – iu drejtua Juli, teksa Heidi u shpreh se ka thënë që Egla është lojtare e fortë por kohët e fundit ajo ka luajtur më shumë.
Pjesë nga biseda:
Juli: Kush e fiton ‘Big Brotherin’ Bac?
Heidi: Romeo
Juli: Në raport me këtë (Egla) po të pyes
Heidi: Unë
Juli: Ti ke dhënë më shumë se kjo (Egla) në këtë shtëpi?
Heidi: Mendoj që po
Juli: Je e pasinqertë o Bac
Heidi: Pse?
Juli: Sepse e ke thënë ndryshe pak kohë më parë
Heidi: Unë kam thënë që Egla është lojtare shumë e fortë. Por në gjërta e fundit mendoj veten. Nuk dua të jep fodulle prandaj s’më pëlqejnë këto pyetjet. Nëse koncepti bazohet në llogjikën tënde, ke të drejtë je ti më i forti