ShowBizzz

“Nuk kam shtëpi, jetoj në rrugë”, Jason Momoa shokon me deklaratën!

Jason ka zbuluar në një intervistë me Kevin Frazier se për momentin, nuk ka një shtëpi, jo se s’ka mundësi, por kjo është zgjedhja e tij.

“Vëlla, nuk kam një shtëpi. Jetoj në rrugë”, u shpreh aktori 44-vjeçar.
 
Momoa tha se kjo është ajo që preferon, veçanërisht gjatë kësaj periudhe kur kaq shumë gjëra po ndodhin në aspektin profesional. Projekti i tij i fundit, “On the Roam”, i cili do të publikohet më 18 janar, e dërgon Momoa-n në vende të ndryshme, teksa viziton artizanë të vjetër që bëjnë art me biçikleta, avionë e mjete të tjera. Koleksionet më pas, dalin në ankand dhe kjo i shërben edhe Jason, pasi nuk ka një ambient ku mund t’i mbajë.

Ai tregoi se para se të niste projektin, sërish jeta e tij ka qenë e lidhur me rrugën, ndaj njerëzit shokoheshin kur e shihnin teksa dilte nga sedilja e pasme e një makine, ndërsa vizitonte qytete të ndryshme. “Unë jam gjithmonë në vende të çuditshme. Më gjen në rrugë dhe kjo ndodh gjithë kohës.

Njerëzit mendojnë: “Ç’dreqin po bën në qytetin tonë?”.
 
“Më pëlqen ideja për të qenë me njerëz të zakonshëm, të bëj profesionin tim që është regjistrimi. Më pas, dua ta tregoj (atë që regjistron)”, tregoi aktori, duke shtuar se pikërisht ky kuriozitet e motivoi që së bashku me ekipin të kërkonin artizanë që vijonin të bënin art me duart e tyre. Momoa theksoi se fitimet do të shkojë për bamirësi.



lokimagazine