Një tjetër debat i ashpër ka ndodhur pasditen e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Kësaj radhe ka qenë Juli dhe Françeska, dy banorët që janë përplasur me njëri-tjetrin, duke përfunduar në ofendime.
Juli e ka akuzuar Françeskën se është një gënjeshtare dhe që i ka kërkuar atij që ta ndihmonte në fillim pasi ai kishte influencë.
Më pas, aktori ka akuzuar Jetmirin se ka përdorur siç ka i dashur qejfi Franceskën, duke e tallur.
Françeska: Jetmiri na ka trajtuar mirë. Eshtë sjellë mirë me ne, ndryshe nga ti që tallesh.
Juli: Ti duhesh të të tallësh dhe të shkelësh me këmbë që të sjellesh mirë. Ai të ka shtypur me këmbë.
Françeska: Si the? Po kush je ti që e thua këtë gjë? Po si nuk të vjen zërë që të del nga goja? Unë duhet të shkelem dhe të shtypem me këmbë? Cfarë po thua? A je njeri ti apo jo? Si i flet njerëzve kështu? Njeri i turpshëm.
Juli: Ti e ke shkelur me këmbë ( i drejtohet Jetmirit). Ja ke shkelur dinjitetin me këmbë.