Reperi Mozzik pritej të performonte në disa nga shtetet e SHBA për ditët në vijim, mirëpo me anë të një postimi në InstaStory ka bërë me dije se kjo nuk do të jetë e mundur.
Një problem për aristët shqiptar është edhe marrja e vizës në kohë, gjë që nuk mundi të bëhej për Mozzik.
“Njoftoj gjithë fansat që jetojnë në Amerikë, që unë nuk do jem prezent në asnjërin koncert që janë paraparë. Arsyeja është që nuk patëm fatin dhe kohën të pajisemi me vizë pune ashtu si thojnë rregullat amerikane”.
Kujtojmë se në këtë koncert është i ftuar edhe Luiz Ejlli, që mesa duket s’ka hasur në të tilla probleme