Konkurrentja e “Për’puthen”, Dasina Gjegji, ka qenë e ftuar në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Niko Komanin.
Ajo ka folur për një periudhë të vështirë që kishte kaluar kohët e fundit në spital. Por jo vetëm kaq, pasi ka komentuar edhe programin e dashurisë si dhe marrëdhënien e saj me Krisin.
Të lidhura
None found
Teksa foli për gjendjen e saj shëndetësore, Dasina e nisi duke thënë:
“Falë Zotit jam shumë mirë”.
Më pas ajo tregon se çfarë kishte ndodhur:
“Me thënë të drejtën po e marr veten totalisht, po rikuperohem, e kalova çdo frikë çdo traumë, jam në rregull përveç shenjës që kam te barku. Situata ime ndodhi papritur me thënë të drejtën as vetë nuk e dija se gjendja do të ishte e rëndë dhe si shumica e njerëzve që i anashkalojnë disa gjëra mendoja, jo cikli ose diçka tjetër ishte komplet një gjë ndryshe.
Gjatë kohës që po regjistronim, gjatë darkës nuk jam ndjerë mirë dhe kur fillova të mos i lëviz dot këmbët e kuptova që ishte diçka më serioze dhe pasi kam shkuar në spital më kanë futur në sallë të operacionit”.
Të Lidhura:
- Luiz Ejlli ndan VIDEON e ëmbël me vajzën e tij, ja sa është rritur Luna
- ‘Në lajme dal’/ Kërcënon banori i ‘BBVK’: Mos u merr me mua, kam probleme mendore
- “Nëse nuk vjen partneri…”/ Tayna: Nuk kam qenë e dashuruar kurrë
- “Aman për atë Zot…”/ Xumi vijon të shprehë pëlqimin, Egli e bezdisur: Unë di se kam folur me një burrë 31-vjeçar…
