ShowBizzz

“Nuk më pëlqen fare”/ Visjan Ukcenaj për lojën e Eglës në Big Brother VIP: Gjendja e saj…

Aktori Visjan Ukcenaj foli në “Shqipëria Live” për lojën e Eglës brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ai u shpreh se nuk e pëlqen aspak lojën e Eglës brenda Big Brother VIP. Visjani shtoi se gjendja e aktores nuk është më për të vazhduar lojën.

“E njoh Eglën, ka qenë tek emisioni ku kam qenë më përpara ka punuar dy tre javë. Nuk e njoh nga afër, por ajo që shoh nuk më pëlqen fare.

Ajo që shoh absolutisht jo dhe më duket se nuk është në gjendje për të vazhduar lojën. Nuk e di nëse rrezikon këtë herë, por dua që Graciano të rrinte sepse mendoj që i duhet shtëpisë më shumë se sa Egla. Ajo ka bërë gjëra të gabuara më shumë seç duhej në atë shtëpi”, tha aktori.