ShowBizzz

Nuk mund ta besoni sa palë këpucë i ka Morena Taraku

Morena Taraku ka ndarë me ndjekësit një tjetër moment nga përditshmëria e saj përmes rrjeteve sociale. Këtë herë, ajo ka publikuar pamje nga koleksioni i saj i këpucëve dhe atleteve.

Në fotografitë e publikuara në Instagram shihen rafte të mbushura me modele të ndryshme, duke lënë të kuptohet se këngëtarja dhe ish-missi posedon një koleksion shumë të madh këpucësh.

Pamjet kanë tërhequr vëmendjen për numrin e madh të tyre, shkruan “Kosovarja”.

Morena është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here ndan detaje nga jeta e saj, udhëtimet dhe stili i jetesës.

Të Ngjashme