158
Në oborrin e objektit të televizionit Klan Kosova është hedhur tym i zi.
Pak minuta më parë organizata për mbrojtën e të drejtave të grave “QIKA” ka njoftuar se në oborrin e Klanit është hedhur tym.
“Nuk mund të normalizoni dhunën ndaj grave”, thuhet në postim.
Ky reagim i organizatës erdhi pasi produksioni i Big Brother Vip Kosova 3, ka vendosur ta fus si banor ish-bashkëshortin e Drenusha Latifit, të cilin kjo e fundit muaji më parë e akuzoi për dhunë fizike e psikike, duke publikuar pamje tronditëse
ks