Berguzar Korel u bë e njohur me rolin e Sheherezades në serialin “1001 net”, ku rrëmbeu zemrat e publikut në mbarë botën. Historia e saj e dashurisë nga ekrani i vogël u transferua në jetën reale, e prej 15 vitesh jeton një përrallë me kolegun e saj Halit Ergents, por ndërkohë pamja e Berguzar Korelit ka ndryshuar shumë, ndaj sot askush nuk do ta njihte, thote Express. Aktores i pëlqen të eksperimentojë me ngjyrën e flokëve; deri tani ka provuar ngjyren e kuqe, edhe flokët e zeza dhe tani ka vendosur se ka ardhur koha për një transformim të plotë.
Fotot e fundit që janë shfaqur në Instagramin e saj e tregojne sesi i eshtë bashkuar klubit të biondeve. Përveç ndryshimit të ngjyrës së flokëve, ajo ka bërë edhe një prerje flokësh, ndaj tani ka një model flokësh të vërtetë “burrëror” që i shkon shumë me nuancën e re.
Aktorja tani është duke punuar për një projekt të ri, serialin e ri kriminal “Dilema” në të cilin ajo interpreton personazhin kryesor. Koha do të tregojë nëse look-u i ri i Korel është pasoje e xhirimeve apo dëshira e saj ka qene per një transformim të plotë.
bal