ShowBizzz

“Nuk po nxjerr gjë në dritë”, Arbër Hajdari flet për çiftin Meriton-Ilnisa

Opinionisti “veteran”  i Big Brother Vip, Arbër Hajdari, ka qenë i ftuar në “Wake Up” ku dhe ka folur për çiftet e krijuara brenda në shtëpi.

Gjatë fjalës së tij, Arbëri u ndal te raporti i Ilnisës me Meritonit. Sipas tij ata kanë një romancë mes njëri-tjetrit të cilën nuk e kanë dëshmuar përmes fjalëve, por sjelljeve.

Por, kush pëlqen më shumë kë?! Sipas tij kjo pyetje është thellë, mirëpo deri më tani Arbëri ka thënë se Meritoni nuk ësh se po nxjerr “gjë në dritë”.

 “Mendoj se kanë një romancë mes njëri-tjetrit dhe këtë e kanë dëshmuar jo nëpërmjet fjalëve por nëpërmjet sjelljes. Unë mendoj se kanë diçka më tepër për sa kohë lexoj sjelljet e tyre. A e pëlqen njësoj Meritoni Ilnisën, kjo është e thellë, por nëse kohën më të madhe në shtëpi ai e kalon me Ilnisën, ndoshta e ka dhe strategji por nuk po shikoj të nxjerri gjë në dritë”, ka thënë ai.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb