Autoritetet italiane kanë arrestuar një 57-vjeçar shqiptar, pasi përndiqte dhe kërcënonte ish-partneret e tij. Ngjarja ka ndodhur sot në Perugia të Italisë.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, shqiptari sapo mësoi faktin se ish-partnerja e tij kishte nisur një lidhje të re romantike, filloi t’i dërgonte mesazhe kërcënuese dhe ta përndiqte në çdo vend që ajo shkonte.
Për më tepër, 57-vjeçari shqiptar kishte shkruar në shtëpinë e partnerit të ri të ish-të dashurës, dhe në shtëpinë e kësaj të fundit, duke shkaktuar kaos.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo