Kleansa Susaj, një nga tre finalistët e “X Factor Albania 5”, ishte e ftuar këtë të premte në “Piter Pan”, ku përballë gazetarëve të vegjël zbuloi për publikun detaje që nuk i dinim për të.
Ndër të tjera Kleansa ka treguar se si vite më parë kur ka konkurruar në “Gjeniu i Vogël” nuk ka marrë një përgjigje pozitive. Ajo tregoi se nuk u dorëzua, punoi fort, dhe më në fund ia doli.
Teksa Elia, një prej fmijëve të Piter Pan e pyeti, ajo tha, “Ti ke fituar gjithmonë ke fituar?”.
“Jo, nuk fitoj gjithmonë. Kur realizohej Gjeniu i Vogël erdha në audicione. U përzgjodha mes 36 më të mirëve, por nuk kalova në finale. Gjithsesi, nuk u ndala dhe ja këtë vit arrita në finalen e “X Factor”. Kështu që, mos u dorëzoni kurrë për ëndrrat tuaja”, theksoi Kleansa.
bal