Lajme

Numri i të punësuarve për qershorin e 2026 është më i lartë se ai i vitit paraprak

Numri i të punësuarve për qershorin e 2026 po del të jetë ngritur.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, kishte rritje për 5.89 % krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (qershor 2025).

Që në numra i bie të jenë punësuar plot 19,370 persona.

E si për këta te punësuar ashtu edhe atyre qe ishin me herët e që marrin pagën minimale sindikata e pavarur e sektorit privat ka vërejtur probleme.

“Ne kemi, po themi, të dhëna për mosrespektimin e pagës minimale. Unë di të jap veç në mënyrë telegrafike që këtë muaj kemi në Prokurorin e Shtetit, nuk paguhet paga minimale. Gjithherë po flasim për punëtorë të sektorit privat të Kosovës”, thotë Jusuf Azemi, Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat

Tutje, Azemi njoftoi se nëse nuk u dalin pagat me rritje, mund të pasojë ndërprerja e menjëhershme e punës.

“Qendra Studentore, siç janë të gjitha gjasat, nuk do ta paguajë pagën minimale, por edhe për këtë desha t’ju njoftoj që ne do të presim më datën 5, kur të merren pagat, dhe nëse paga nuk është me pagën minimale, atëherë do të pasojë menjëherë ndërprerja e punës”, shprehet ai.

Ndërsa, për ekonomistin Fidan Qerimi, shqetësuese vazhdon të mbetet përfshirja e femrave në sektorin e punës.

“Fillimisht, papunësinë më të lartë si kategori e kanë femrat, sidomos femrat e moshës së re, që bizneset hezitojnë për shkak të pushimit të lehonisë për t’i punësuar. Kjo është kategoria më e madhe e të papunëve”, vlerëson ai.

Pas kësaj kategorie, sipas tij, vijnë meshkujt të cilët nuk kanë ndonjë përvojë apo ekspertizë në profesione të caktuara.

“Kemi disa kategori të cilat me vite të tëra janë të pangopura si treg, salduesit e kështu me radhë. Disa kategori që janë profesione të caktuara jashtëzakonisht ka kërkesë, kurse në anën tjetër kemi disa të papunë. Mendoj që këtu duhet të krijohen trajnime me të cilat ne mund t’i orientojmë në profesion këta të papunë në këto kategori të profesioneve dhe që ta ulim në minimumin e mundshëm”, thotë Qerimi.

 

 

 

Të Ngjashme