Shëndetësi

Numri i të sëmurëve nga kanceri i prostatës në botë po rritet

Numri i njerëzve që vuajnë nga kanceri i prostatës në botë do të rritet nga 1.4 milionë, siç është regjistruar në vitin 2020, në 2.9 milionë deri në fund të vitit 2040, kryesisht në vendet e pazhvilluara dhe të zhvilluara mesatare të botës.

Këtë e tregojnë rezultatet e testeve shkencore të Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin, raporton revista shkencore Lancet.

Vdekjet vjetore globale nga kjo sëmundje në dy dekadat e ardhshme do të rriten me pothuajse 85 për qind, nga 375,000 në rreth 700,000, megjithëse, siç theksohet, numri real i vdekjeve do të jetë dukshëm më i lartë për shkak të keq diagnostikimit dhe të dhënave jo të plota për sëmundjen në vendet e pazhvilluara dhe vendet e zhvilluara mesatarisht.

Në të njëjtën kohë, numri i vdekjeve nga kanceri i prostatës do të vazhdojë të zvogëlohet në vendet e zhvilluara, një tendencë që është regjistruar që nga fillimi i viteve nëntëdhjetë.

Një nga pjesëmarrësit në hulumtim, profesori Nick James, thotë se një rritje globale e numrit të pacientëve është e pashmangshme, sepse burrat në mbarë botën po jetojnë më gjatë dhe gjithnjë e më shumë po kalojnë kufirin e moshës 50 vjeç, kur shfaqet ky lloj kanceri.

Ky trend, para së gjithash për shkak të rritjes së popullsisë së botës dhe zgjatjes së jetëgjatësisë mesatare, është i pashmangshëm dhe nuk mund të ndalet, qoftë edhe me një ndryshim pozitiv në mënyrën dhe stilin e jetesës.