ShowBizzz

Nutricionistja anti picë në lidhje me pronarin e picerisë

Nutricionistja, Diola Dosti u bë e njohur për publikun shqiptar kur iu bashkua shtëpisë së Big Brother VIP Albania 2. Jo vetëm si banore, ajo mori vëmendje edhe me deklaratat dhe këshillat e të ushqyerit shëndetshëm. Një moment që ishte bërë viral ishte një deklaratë e Diolës e cila ishte shprehur se pica nuk tretet në organizëm për shtatë vjet.

“Një picë që ke ngrënë para shtatë vitesh është e pamundur të tretet 100 për qind, duhet të ketë ngelur patjetër në muret e brendshme të zorrës”, kishte thënë nustricionistja.

Një vit pas kësaj deklarate virale, nutricionistja ‘anti picë’, u dashurua me pronarin e picerisë “Proper Pizza”.

Diola Dosti dhe bizensmeni Erolld Belegu ka muaj që përfolen se janë në lidhje dashurie. Por, gjatë mbrëmjes së sotme çifti vendosën që publikisht ta zyrtarizojnë lidhjen e tyre me një foto të përqafuar.

Por, “dashuria mbi të gjitha”. Përkundër deklaratës së saj, nutricionistes pro ushqimit të shëndetshëm, nuk i ka penguar që të nisë një lidhje dashurie me një pronar picerie.

A do të ndikojë Diola që Belegu ta mbyllë picerinë apo do të ndodhë e kundërta? Që Belegu ta bind Diolën që pica nuk është aq e dëmshme. Kjo mbetet të shihet.

Ndoshta pica nuk do të luaj rol kyç në lidhjen mes këtyre dy VIP’ave.