Lajme

“O zemër zi, o cinik”, debat i ashpër mes Bushatit dhe Vangjelit për Fredi Belerin

Një debat i ashpër është regjistruar në emisionin e mbrëmjes së kaluar të Çim Pekës në Syri TV.

Dy analistët Andi Bushati dhe Çim Peka kanë debatuar me tone të larta në studio, duke përdorur fjalor ironizues dhe ofendues ndaj njëri-tjetrit.

Sherri mes dy analistvëve “plasi” pas transmetimit të pamjeve ku dhjetëra efektivë policie shoqëruan Fredi Belerin në varrimin e gjyshes se tij në Himarë.

Pamjet ku dhjetëra policë e kishin rrethuar kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës, ku forcat speciale nuk e linin të takonte askënd, u debatuan ashpër mes Bushatit dhe Vangjelit, ku nuk munguan edhe batutat e ashpra mes tyre.

Pjesë nga debati:

Bushati: E di si po më dukesh tani, si një nga ato fytyrat e atyre policëve o ditëzi, se nuk mbrohet e pambrojtshmja.

Vangjeli: Ej, ej … o Bushat, po shikon ndonjë pasqyrë …

Bushati: Është turp, është turp, është turp …

Vangjeli: Unë nuk po e mbroj, o zemërzi, o cinik i zi…

Bushati: Ik ore ti se nuk mbrohet e pambrojtshmja, nuk mbrohet e pambrojtshmja

Vangjeli: O cinik i zi, unë nuk po e mbroj.

Bushati: Shko e vishu kapter, vishu kapter me këtë llogjikë.

Vangjeli: Ti ke llogjikë polici, jo të policit, por të çizmes së tij. Se shikon vetëm zi dhe sterr.

Bushati: Kriminelët prandaj lindin se kanë mbrojtës si ju. Kaq po them

Vangjeli: Përballë teje edhe një kriminel duket djalë i mirë.

Bushati: Është turp. Edhe atë e justifikoni.

Vangjeli: Edhe kujdes me fjalët, të të vijë rëndë që shan.

Bushati: Shtet pis, shtet policor.

Vangjeli: Të të vijë rëndë që shan, që fyen, se shikon vetëm zi.

Bushati: S’do uroja kurrë të shihja aty.

Vangjeli: Ty të pashë atje, çizme ishe që shkeleshe, sepse i tillë silleshe. Me gojën si mulli që bluan vetëm ligësi.

Bushati: Më mirë ligësi se sa ta përdor për lëpirje llapën Lorenc, se ka fund dhe lëpirja se tall bythën gjithë Shqipëria.

Video Credits: Syri TV

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo