Lajme

O’Brien mesazh BE: Vendet e Ballkanit Perëndimor janë lodhur nga premtimet tuaja

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien ka thënë të enjten se ndërtimi i stabilitetit në Ballkanin Perëndimit kërkon kohë, dhe liderët e rajonit duhet të pranojnë që duhet të bëjnë më shumë për të çuar përpara rajonin.

Ai i ka bërë këto deklarata në Fondin Gjerman Marshall, në adresimin e tij të parë të madh prej kur e ka marrë pozitën e mbikëqyrësit të marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Evropën dhe Euroazinë.

I pyetur nëse Perëndimi duhet të zgjedhë mes të reformës dhe stabilitetit për rajonin e Ballkanit, dhe nëse ekziston një balancë në këtë drejtim, James O’Brien ka thënë se me proceset e shumta në këto vende duhet të punohet në faza të ndryshme.

O’Brien, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë Bashkimit Evropian në procesin e zgjerimit, me qëllim të përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në të.

TS Poll - Loading poll ...

Ai e ka vënë theksin te Plani i BE-së për rritje ekonomike – të prezantuar më 22 janar në Shkup – duke thënë se ai do të shërbejë si shtysë e re për këto vende në rrugën drejt integrimit. “Këto janë steroide për një ekonomi”, ka thënë ai.

Ndihmëssekretari amerikan ka përmendur se në takimin e 22 janarit, ka parë që vendet e Ballkanit Perëndimor janë të lodhura me premtimet e dhëna të BE-së për zgjerim, pa ndonjë rezultat konkret dhe beson që plani i ri do të ketë efekte praktike.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo