Lajme

Ofendoi Albanin dhe Beatrixën, Albërie Hadërgjonaj i kthehet keq Albano Bogdos: I patalentuar, kërko falje

Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj, ka reaguar pas deklaratës ofenduese të Albano Bogdos, ndaj nipit dhe mbesës së saj, Alban dhe Beatrix Ramosaj.

Albëria e ka quajtur Albanon një njeri të patalentuar dhe tha se ai duhet të kërkonte falje për fjalorin e përdorur dhe prishjen e imazhit.

“More djalë i patalentuar mos u mundo të marrësh famë nga të tjerët. Ti bën mirë të kërkosh falje publike për sajesa dhe fjalor të turpshëm. Po për prishjen e imazhit besoj e di që ka edhe nen në Kodin Penal të Shqipërisë. Në këtë rast ti bashkë me Tv veni mend. Krijo identitet se kështu je për të ardhur keq. Alban Ramosaj ka disa statuja floriri që nuk i njollos dot. Merru me jetën tënde”, shkruan Albëria.

Ai emisionin e tij, “Albano Show” në Vizion Plus e nisi duke ofenduar këngëtarin Alban Ramosaj, teksa në një mënyrë ofenduese Bogdo prezantoi Alban Ramosajn për publikun që nuk e njeh, duke i përmendur dhe të motrën që ishte pjesë e Big Brother Vip.

“A e dini se kush është Alban Ramosaj? A e dini se kush është Alban Ramosaj. Është ai tipi që…..në Big Brother”, tha ai.

Duket se në këtë mënyrë Albano ka rikujtuar lidhjen romantike të Beatrix me Donaldin në BBV. Deri më tani ende nuk ka një reagim nga Albani apo Beatrix.