Lajme

“Oficerët shkuan në Kryeministri”, analisti shkon larg: Rama u mbylli derën, Dumanit i tha ‘mos i dërgo më’

FotoArkive: Edi Rama ne zyren e tij

Analisti Arion Sulo është shprehur mbrëmjen e sotme se oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, organ që vepron në mbështetje të prokurorëve të SPAK, kanë shkuar në Kryeministri dhe Edi Rama u ka mbyllur derën.

I ftuar në “Open” në News 24, analisti u shpreh se kryeministri i ka kthyer pas oficerët dhe i ka dërguar mesazh kryeprokurorit Altin Dumani që “të mos i dërgojë përsëri” oficerët.

TS Poll - Loading poll ...

“I kanë shkuar oficerët e BKH-së në Kryeministri dhe i ka mbyllur derën dhe i ka çuar mesazh që mos i sjell më. Dhe në qeveri ka thënë asnjëri pa shkresa të rregullta të mos futet në qeveri. E kupton sa e rëndë është. Unë po them fakte.

Për turpin e tyre ne mbajmë Ramën në pushtet pa u hetuar. Po them që kjo stepje e SPAK-ut, kjo ngrënie presioni dhe mos bërja e drejtësisë njësoj ne na jep koston që Rama sot rri në pushtet në mënyrë të padrejtë dhe në mënyrë jo demokratike sepse me paratë që vjedh, vjedh zgjedhjet dhe me zgjedhjet që vjedh, vjedh paratë”, u shpreh Arion Sulo.

Sipas tij, SPAK ka ndikim politik sepse nuk po heton vjedhjen e parave të shqiptarëve, duke mos përmendur emrin e kryebashkiakut Erion Veliaj, si dhe duke i qëndruar larg pushtetit të kryeministrit Edi Rama.