Adriana Matoshi ka reaguar ashpër ndaj Vjosa Osmani lidhur me zhvillimet politike dhe çështjen e presidencës.
Në një postim publik, Matoshi kritikoi Osmanin për, siç tha ajo, qasjen “ose unë presidente, ose zgjedhje”, duke shtuar se “Kosova nuk sillet rreth një personi”.
“Oj zojë, nuk e ki me tapi presidencën. Parkohu se nuk o ka mirret kerkush me ty”, shkroi Matoshi, teksa përmendi edhe largimin e Osmanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke thënë se “kur nuk ke marrë pozita, ke kqyr me ia shti flakën”.
Postimi i Matoshit:
Vjosa prape paska kercenu, ose une presidente, ose zgjedhje.
Une, une, une, une, une… thu ti sillet Kosova rreth teje. Oj zoje, nuk e ki me tapi presidencen. Parkohu se nuk o ka mirret kerkush me ty.
Tash pe dina pse t’ka perzan ldk-ja, se kur nuk ke marr pozita, ke kqyr me ia shti flaken.
