Gazetarja e njohur Ola Bruko bëri publike lidhjen e saj me këngëtarin Endri Prifti disa ditë më parë, duke marrë komente të shumta nga publiku, ku mes mesazheve dashamirëse nuk mungojnë as ato paragjykuese. Bruko, e cila është njohur për qasjen e saj të hapur dhe të drejtpërdrejtë, vendosi të reagojë ndaj njërit prej komenteve të ashpra që përfshinte edhe fëmijët e saj.
Në një postim në rrjetet sociale, gazetarja ka theksuar se nuk e shqetëson shumë se çfarë mendojnë të tjerët për të, por kur bëhet fjalë për fëmijët e saj, nuk do të hezitojë të reagojë. “Ky që shikoni këtu është një nga komentet e poshtra që shkruhen lart e poshtë!” – shkruan ajo. Bruko shpjegon se ajo dhe ish-bashkëshorti i saj kanë një marrëdhënie të mirë për hir të fëmijëve të tyre dhe nuk ka ndërmend të lejojë që ata të përfshihen në vorbullën e keqdashësisë së publikut.
“Deri sot, kam zgjedhur të mos i kushtoj rëndësi komenteve, por kur bëhet fjalë për fëmijët e mi, do t’i mbroj ata me çdo kusht. Mos guxoni më të përmendni dhe të merreni me fëmijët, sepse secili nga ju do përballet me ne në gjykatë!” – paralajmëroi Bruko.
Ky reagim i fuqishëm i gazetares vjen si një thirrje për të ndalur gjyqet publike dhe paragjykimet e panevojshme që shpesh prekin jetën private të personazheve publike.
STATUSI I PLOTË
“Ky që shikoni këtu është një nga komentet e poshtra që shkruhen lart e poshtë!
E kam thënë edhe më parë se në moshën që jam, nuk më intereson shumë se çfarë thonë njerëzit për mua. E di mirë që disa të duan e shumica të urrejnë, por edhe ata që nuk kanë asnjërën nga këto ndjenja, preferojnë të të bëjnë gjyqin në publik nga pellgu i tyre i mëkateve të mëdha, se ndoshta kjo i bën të ndjehen më pak fajtorë.
Të ishte për veten, as do e merrja mundimin të reagoj, por kur bëhet fjalë për fëmijët e mi mund t’ju nxjerr sytë të gjithëve për idiotësirat që flisni duke i futur edhe ata në vorbullën e keqdashësisë tuaj.
Ola Bruko: Boll më me gjyqin publik!
Juve që ju intereson kaq shumë jeta private e një njeriu si unë që e njihni vetëm nga ekrani e nuk e keni as në familje, as në farefis e as në shoqëri, që duhet ta kishit komentuar vetëm për punën e saj e për asgjë tjetër, po ju sqaroj njëherë e mirë, se çfarë ndodhi me familjen time nuk kam ndërmend t’jua them juve!
Unë dhe ish-bashkëshorti im kemi sot një marrëdhënie normale dhe kemi qenë dhe do të jemi deri sa të kemi frymë për fëmijët tanë. Ata janë jeta jonë!
Mos guxoni më të përmendi dhe të merreni me fëmijët, sepse secili nga ju do përballet me ne në gjykatë!”