Prej kohësh përflitej se autorja Olsa Muhameti do të largohej nga “Përputhen” dhe “Top Channel” për t’iu bashkuar stafit të “Big Brother VIP Kosova” — dhe kështu ndodhi.
Disa ditë më parë, faqja zyrtare e programit në Instagram konfirmoi nëpërmjet një postimi në Instagram Olsa Muhametin si producente ekzekutive.
Ndërsa sot, Muhameti ka publikuar edhe një foto ku shihet në studion e reality show-t që pritet të nisë shumë shpejt (përflitet brenda muajit nëntor).
“Ja ndiej vibe-n edhe me drita fikur” shkruan Olsa.
Ndërkohë pas saj shihet studio dhe karriget ku do të ulen opinionistët e këtij sezoni.
lokimagazine