ShowBizzz

Olsa zuri vendin e gruas së tij në BBVK, reagon kështu Alaudin Hamiti

“Big Brother VIP Kosova” po përgatitet për edicionin e tij të tretë, me disa ndryshime të rëndësishme në prapaskenë.

Këtë sezon, rolin e producentes ekzekutive do ta marrë Olsa Muhameti, e njohur për përvojën e saj në prodhimin e formateve televizive. Olsa ka zëvendësuar Yllka Sedllarin, bashkëshorten e moderatorit të njohur Alaudin Hamiti, e cila ka mbajtur këtë pozicion në dy sezonet e kaluara.

Olsa ka marrë shumë urime për projektin e saj të ri, ndërsa ka tërhequr vëmendje mungesa e reagimeve publike nga Alaudin Hamiti. Ky i fundit ka qenë fytyra e “Big Brother VIP Kosova” për dy edicionet e kaluara, por nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare lidhur me këtë ndryshim apo për përfshirjen e tij në edicionin e ardhshëm.

Një detaj që ka ngjallur interes mes fansave është fakti që Alaudini dhe Olsa nuk ndiqen në rrjetet sociale, duke shtuar më shumë pikëpyetje rreth marrëdhënies profesionale mes tyre.

Megjithatë, nuk dihet ende nëse Alaudini do të rikthehet si moderator për këtë sezon të tretë, pavarësisht se ai ka postuar disa “sinjale” në rrjetet sociale që mund të lidhen me formatin e “Big Brother VIP Kosova”.

Me një ekip të ri në drejtim, pritshmëritë për këtë edicion janë të larta. Fansat janë në pritje të mëtejshme për të parë se cilat do të jenë zhvillimet e reja dhe nëse do të ketë ndonjë ndryshim në drejtimin e programit.



lokimagazine