Prej javësh tashmë, në rrjet po përflitet se dyshja e njohur, Olsi Bylyku dhe Egli Tako i kanë dhënë fund lidhjes.
Aludimet filluan pasi në llogaritë zyrtare të tyre, u vu re se ishin fshirë fotot e përbashkëta, dhe ekzistonin vetém ato personalet ose projektet e tyre.
Dyshimet u shtuan më shumë kur ndryshe nga vitet e kaluara, këtë herë Egli nuk e bëri një postim urimi për ditëlindje për të ëmën e Olsit.
Gjithashtu dyshja hidhnin shpesh në InstaStory kunja për njëri-tjetrin.
E teksa rrjeti po zien, Olsi Bylyku publikoi projektin e ri muzikor, “A pyete” ditën e sotme, ku nëpërmjet rreshtave, i drejtohet ish-partneres së tij, Eglit:
“Arsyen ti e di”-thotë Olsi, për të vazhduar më tej: “Isha betuar që nuk do të shkruaj për ty, por nuk po mbaj posturë“.
Më pas këngëtari i uron Eglit t’i plotësohen endrrat.