ShowBizzz

Olsi Bylyku ka sërish një thumb për ‘BBV3’

Pas largimit ‘të papritur’ nga formati i ‘BBV3’, Olsi Bylyku ka qenë tepër i komentuar ku dhe vetë aktori u habit për largimin e tij. Madje ai fshiu çdo gjurmë dhe çdo gjë që lidhej me ‘Big Brother-in’ përfshirë këtu fotografitë, moderatorin e formatit dhe vetë Sarën.

Pas ‘zhdukjes’ së tij e cila nuk zgjati shumë, aktori nisi të ‘thumbojë’ produksionin e ‘BBV3’, ku e njëjta gjë ka ndodhur dhe mbrëmjen e sotme pas eliminimit të koreografit Albi Nako.

‘Si arritëm kështu, zhgënjim i madh paskan qenë të gjithë artistat.’- shkruan Olsi teksa e shoqëron shkrimin me një selfie të tijën duke buzëqeshur.