Gjatë finales në “Dancing with the stars”, Olta Gixhari ka konfirmuar lajmin e pritjes së ëmbël.
Ishte Bora Zemani ajo që e komplimentoi aktoren duke i thënë se ‘i ka rënë një nur’ e më pas e ftoi në skenë teksa i preku barkun e rrumbullakosur.
Olta u shpreh se është në fazën më të bukur që mund të jetë një femër, tek shtoi se do të donte të kishte një vajzë por ende nuk e ka zbuluar gjininë e fëmijës që pret.