Aktoria e dashur për publikun shqiptar, Olta Gixhari, është një figurë shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan shpesh momente nga jeta e saj me mijëra ndjekës.
Së fundmi, ajo ka njoftuar ndjekësit e saj në Instagram se ndodhet në Spanjë, vendi ku ka zgjedhur të kalojë momentet e veçanta para lindjes së fëmijës së saj të dytë.
Së fundi, Olta ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj një kujtim të ëmbël nga e kaluara.
Në një postim në Instastory, ish-banorja e njohur e BBVA2 ka publikuar një fotografi të saj kur ishte ende një adoleshente, një vajzë vetëm 14-vjeçare.
Fotografia e saj, e shoqëruar vetëm me shënimin “14 vjeçe”, ka shkaktuar një valë komentesh dhe pëlqimesh për ëmbëlsinë dhe bukurinë e saj të atëhershme që paralajmëronin yllin e ardhshëm.
Portreti i aktores në atë moshë tregon një Olta Gixhari që edhe pse e re në moshë, kishte në shikim të njëjtin shkëlqim që e karakterizon edhe sot.
ks