Aktoret Monika Lubonja dhe Olta Gixhari, të njohura për miqësinë e tyre të ngushtë dhe eksperiencën e përbashkët në “Big Brother VIP Albania”, kanë testuar lidhjen e tyre mbrëmjen e djeshme në “Top Arena”.
Gjatë një loje të drejtuar nga moderatorja Erjola Doçi, Monika u sfidua t’i telefononte Oltës dhe ta komplimentonte për pamjen e saj.
Pavarësisht se Olta nuk iu përgjigj telefonatës, Monika përsëri dha mesazhin e saj:
“Olta Gixhari, pas meje, je femra më seksi e show bizit, kinemasë dhe teatrit”, tha ajo, duke rikonfirmuar miqësinë dhe admirimin e tyre të fortë për njëra-tjetrën.
lokimagazine