“Big Brother Vip Kosova” shumë shpejt pritet të nisë edicionin e tij të tretë. Moderatorët e këtij relaity show do të jenë sërish Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, ndërkohë që në karrigen e opininistëve priten ndryshime.
E teksa janë përfolur në media emra si Milaim Zeka e Einxhel Shkira, së fundmi burime për revistën “WHO” kanë konfirmuar se në karrigen e opinionistet do të ulet pikërisht aktorja Olta Gixhari.
Duke njohur natyrën të drejtpërdrejtë nëse lajmi konfirmohet padyshim që Olta ka për të rrëmbyer vëmendjen e publikut.
Gjatë një interviste të dhënë për revistën Bordo, Olta ka zbuluar se çfarë ka fituar nga Bigu Shqipërisë, si banore, “Popullaritet, shumë popullaritet. Jam shumë krenare që sot ende kësaj dite më shkruajnë shumë vajza, shumë gra që kanë gjetur veten tek unë, atëherë dhe e gjejnë dhe sot. Kjo është mbështetja më e madhe dhe më e bukur, që mua më ka ndodhur në të gjithë karrierën time”.
bal