ShowBizzz

Olta Gixhari pjesë e “Kepi i VIP-ave”? Zbulohet e vërteta!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët.

Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët.

Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre.

Olta Gixhari ka qenë një ndër personazhet më të përfolur të “BBV2” dhe vazhdon të jetë akoma. Së fundmi Olta ka udhëtuar drejt Turqisë dhe të gjithë menduam se do të jetë pjesë e “Kepi i VIP-ave”, por jo.

Aktorja po shijon pushimet me familjen e saj dhe këtë na e ka treguar me postimet e saj në Instagram.