Olta Gixhari, opinionistja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, ka ngjallur spekulime mes ndjekësve pas publikimit të dy fotografive në Instagram, ku shihet brenda shtëpisë së “BBVK”.
Krahas fotove, ajo ka shkruar: “Të shohim ca do ndodhi sot,” duke lënë vend për interpretime mbi veprimet e saj të ardhshme në reality show.
Fansat dhe ndjekësit kanë filluar të aludojnë se Olta mund të bëjë një hyrje të papritur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova si një surprizë për banorët, duke qenë se fotot e saj sugjerojnë një lidhje të drejtpërdrejtë me ngjarjet e mbrëmjes.
Megjithatë, mbetet për t’u parë në episodin e sotëm nëse Olta do të realizojë një takim me banorët apo do të ndodhë diçka tjetër që do t’i shtojë tensionin dhe emocionet e këtij edicioni.
lokimagazine