ShowBizzz

Olta Gixhari zbulon se pse s’ishte e pranishme në BBVK mbrëmjen e kaluar

Olta Gixhari, opinionistja e Big Brother VIP Kosova, nuk ishte e pranishme mbrëmjen e djeshme në studio, duke lënë ndjekësit e emisionit kuriozë për arsyen e mungesës së saj.

Vendin e saj e zëvendësoi Santiana Maloku, e cila mori rolin e opinionistes.

Mungesën e saj e ka shpjeguar vetë Olta përmes një postimi në Instagram, duke treguar se një gjendje shëndetësore e papritur e pengoi të ishte në spektakël.

“Jam me temperaturë, prandaj nuk munda. Po i ndjek kolegët,” ka shkruar ajo në Instagram, duke ndarë një mesazh të shkurtër me ndjekësit.



lokimagazine