ShowBizzz

Olti Shulla sqaron ndryshimin në pamjen e Zegjine Çaushit: Nuk ka pasur ndërhyrje estetike

Ndryshimi në paraqitjen e deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, u vu re gjatë seancës së parë të këtij sesioni parlamentar dhe ngjalli diskutime të shumta.

Të lidhura

None found

Parukieri dhe make-up artisti Olti Shulla, i cili u kujdes për pamjen e saj, shpjegoi se transformimi është realizuar përmes grimit dhe stilimit të flokëve, duke mohuar çdo ndërhyrje estetike në fytyrën e deputetes.

Sipas Shullës, për sytë është aplikuar një teknikë që i ka dhënë atyre një pamje më të tërhequr dhe formë më këndore.

“U fol shumë për plastikë, ndërhyrje, gjëra të tilla, por nuk ka asgjë”, deklaroi ai.

Për modelimin e flokëve janë përdorur onde, si edhe teknika balayage me nuanca karameli dhe tone të ngrohta. Synimi, sipas parukierit, ishte krijimi i një paraqitjeje më elegante.

“Gjithmonë jemi munduar që ta nxjerrim sa më zonjë në pamje dhe gjithmonë brenda profesionit të saj”, u shpreh Shulla.

Ai shtoi se gjatë punës me deputeten nuk ka vërejtur shenja të ndonjë ndërhyrjeje estetike në fytyrën e saj.

“Nëse do të kishte ndërhyrje, do të kishte ndryshuar shumë. Me aq sa e kam trukuar, nuk kam parë ndërhyrje në fytyrën e saj”, tha Olti Shulla.

Të Ngjashme