LifeStyle

Omëletë me perime, ideale për një mëngjes të shëndetshëm

Receta e mëngjesit e rekomanduar për sot është omëletë me perime, e cila jo vetëm është një vakt i shijshëm por tepër i shëndetshëm.

Kjo pjatë përgatitet lehtë dhe mund ta kombinoni në mënyra të ndryshme, me djathë të bardhë ose me të gjitha perimet që ju gjenden në shtëpi, si domate, patate, karota, kunguj, lulelakër, brokoli etj.

Përbërësit:

· 4 vezë

· Vaj ulliri

· Një lugë çaji me miell

· Pak qumësht

· 1 kokërr domate

· Një qepë

· 1 kungull

· 100g djathë i bardhë

· Një spec

· Kripë dhe piper

Përgatitja:

Si fillim pastroni perimet dhe prijini ato në kubikë të vegjël dhe më pas në një tigan shtoni vajin dhe lëreni në nxehet. Pas disa minutash shtoni perimet dhe qepën dhe lërini deri sa të zbuten, ku do të hidhni dhe domatet. Më pas shtoni piperin dhe kripën dhe lërini të skuqen perimet, ndërsa në një tas hidhni vezët, miellin dhe qumështin dhe përzieni deri sa të krijohet një masë. Këtë përzierje hidheni në tigan dhe shtoni djathin, dhe lëreni për disa minuta. Pasi omëleta të jetë pjekur largojeni nga soba.