ShowBizzz

One Direction bën homazhe pasi ‘vëllai’ i tyre vdiq tragjikisht

Ylli i “One Direction”, Liam Payne, ka vdekur papritur në moshën 31-vjeçare, pasi ra nga ballkoni i një hoteli në lagjen Palermo të Buenos Aires, Argjentinë.

Autoritetet lokale kanë thënë se do të kryejnë një autopsi dhe do të hetojnë rrethanat e vdekjes së këngëtarit, shkruan The Independent.

Familja e Payne tha në një deklaratë të lëshuar nga zëdhënësja e tyre: “Ne jemi të thyer në zemër. Liam do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona dhe ne do ta kujtojmë për shpirtin e tij të sjellshëm, qesharak dhe të guximshëm”.

Në një deklaratë të përbashkët të nënshkruar nga “Louis, Zayn, Niall dhe Harry”, shokët e grupit e Payne thanë: “Ne jemi plotësisht të shkatërruar nga lajmi për vdekjen e Liam”.

“Me kalimin e kohës dhe kur të gjithë të kenë mundësi, do të ketë më shumë për të thënë. Por tani për tani, do të marrim pak kohë për të përpunuar humbjen e vëllait tonë, të cilin e donim shumë”