OpenAI planifikon të nxjerrë në treg një version të ripërpunuar të ChatGPT në javët e ardhshme, një version që do të shërbejë si një “super aplikacion” me mjete kodimi dhe agjentë të Al.
Qëllimi i kompanisë thuhet se është të bëhet më konkurruese. Thibault Sottiaux, i cili drejton produktin dhe platformën kryesore të OpenAI, tha se kompania po punon drejt një produkti “ku ju keni agjentin tuaj personal që është i aftë t’ju ndihmojë në çdo gjë në jetën tuaj, qoftë personalisht apo në punë”.
Nëse kjo ju tingëllon e njohur, kjo ndodh sepse ka pasur raportime rreth ambicieve të OpenAI për super aplikacione që nga viti i kaluar.
Në mars, The Wall Street Journal raportoi se këto plane përfaqësojnë një ndryshim të madh strategjik për kompaninë pas lançimit të një sërë produktesh të pavarura në vitin 2025; drejtuesit e OpenAI tani thonë se po braktisin “kërkesat dytësore” si gjeneratori i videove Sora.
Si në Pekin, ashtu edhe në Uashington, elitat janë të shqetësuara nga përparimi i shpejtë i teknologjisë.
Sa më inteligjente bëhen modelet e IA-së, aq më jetike janë ato për përparimin ekonomik brenda vendit dhe peshën gjeopolitike jashtë tij.
Por, paralelisht rriten edhe rreziqet që paraqesin. Që nga krijimi i bombës atomike, Fuqitë e Mëdha nuk janë përballur me një dilemë të tillë.
Ndërsa rastet e ankthit, stresit dhe depresionit po rriten në mbarë botën, një sondazh i ri sugjeron se gjithnjë e më shumë njerëz po u drejtohen chatbot-eve me AI për mbështetje të shëndetit mendor, pavarësisht shqetësimeve për cilësinë e këshillave që marrin.
Më shumë se 6 në 10 persona kërkojnë këshilla për shëndetin mendor përmes Inteligjencës Artificiale (AI), edhe pse 45% janë të pakënaqur me këshillat që marrin, sipas një sondazhi të ri nga AXA dhe IPSOS.
