Lajme

Opozita bllokoi Komisionin e Ekonomisë, Braçe ironizion Berishën: Mbledhja u bë

Komisioni i Ekonomisë, ndyshe nga herët e tjera zhvilloi mbledhje online pasi një grup deputetësh opozitar, mbështetës të Sali Berishës nuk lejuan të futeshin në sallë.

Mirëpo, ky veprim nuk i ka penguar anëtarët e Komsionit të Ekonomisë që të miratonin buxhetin e vitit 2024 dhe paketës fiskale.

Ndërkohë, deputeti Erion Braçe me anë të një postimi në Facebook tha se Sali Berisha nuk i bllokon dot dhe informon se mbledhja u bë.

“Ne prandaj jemi në kuvend! Kush hyn e kush del nga burgu, pune e drejtesisë! Puna jone zgjidhje për njerëzit!” shkuan Braçe.

Ndërkohë, vlen për tu theksuar se kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka paralajmëruar se deputetët e opozitës do të vijojnë të mos lejojnë zhvillimin normalisht të seancave.

SPAK nga ana tjetër ka nisur zyrtarisht hetimet lidhur me ngjarjen e ndodhur këtë të hënë në Kuvend.

Gjykata e Posaçme ka kërkuar sekuestrimin e pamjeve filmike pas kallëzimit të bërë nga mazhoranca për deputetin e opozitës Bledion Nallbati. Mësohet se prokuror i çështjes do të jetë Elvin Gokaj.

Edhe opozita ka hartuar kallëzim penal ndaj Vullnet Sinën, madje e akuzojnë se provokoi dhe goditi për shkak të detyrës deputetin demokrat.