Lajme

Opozita në protestë dhe 15 minuta seancë, tensione brenda dhe jashtë Kuvendit

Njësoj si seancat e fundit, edhe dje seanca parlamentare u zhvillua me tensione dhe gjati vetëm 15 minuta, ndërkohë që në mjediset e jashtme mbështetës të opozitës ishin mbledhur për të protestuar.

Në orën 17:00 punimet e parlamentit filluan, por deputetët e opozitës ata të përjashtuar, por dhe deputetët ndaj të cilëve nuk kishte masë disiplinore, nuk u lejuan të futen nga Garda e Republikës.

Deputetët e opozitës u lejuan të fyten brenda 15 minuta pas nisjes së seancës, dhe menjëherë përpara foltores së parlamentit u rreshtuan punonjësit e sigurisë. Pas këtij momenti, situata u tensionua në sallë. Të revoltuar, deputetët e opozitës akuzuan shumicën për pengimin e tyre për të marrë pjesë në punimet e parlamentit. Seanca u mbyll brenda pak minutash.

Deputetët e opozitës iu bashkuan portestës që po mbahej jashtë deri ne një marshim drejt shtëpisë së liderit demokrat Sali Berisha.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo