Lajme

Organizohen gara në shah me rastin e 25-vjetorit të themelimit të PK-së

Me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, në kuadër të aktiviteteve që u mbajtën për këtë rast, në kampin ‘Enver Zymberi’ në Mitrovicë u zhvilluan gara në shah.

“Këto gara u organizuan me mbështetjen e zyrtarëve nga Federata e Shahut, të cilëve u shprehim mirënjohjen tonë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Pas shtatë xhirove të zhvilluara, u përcaktuan tri vendet e para dhe tre zyrtarët policorë fitues u nderuan me medalje për arritjet e tyre të spikatura