Lajme

Osmani: E ardhmja e Kosovës është në synimin për integrimin euroatlantik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim gjeneralin Ëesley K. Clark, ish-komandat suprem i NATO-s për Evropë, i cili udhëhoqi ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999, e cila luajti një rol të rëndësishëm për lirinë e Kosovës.

“Vendosmëria dhe lidershipi juaj i kontribuuan lirisë së Kosovës, duke siguruar një të ardhme ku dinjiteti mbizotëron mbi frikën dhe shtypjen”, ka theksuar presidentja.

Madje, në këtë takim presidentja theksoi progresin e Kosovës ndër vite, duke vënë në dukje punën e vazhdueshme për ta forcuar pozitën e Kosovës në skenën ndërkombëtare si dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Sipas Osmanit, e ardhmja e Kosovës është e qartë në synimin për integrimin euroatlantik dhe partneritet të qëndrueshëm me ShBA-në./teve1.info/