Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Ditën Olimpike ka vlerësuar kontributin e sportistëve dhe punëtorëve sportivë që, sipas saj, kanë nderuar Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe kanë lartësuar flamurin shtetëror.
Përmes një postimi, Osmani kujtoi sukseset e sportistëve kosovarë ndër vite, duke përmendur boksierin Aziz Salihu, fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, si dhe Majlinda Kelmendi, e cila në Lojërat Olimpike Rio 2016 i siguroi Kosovës medaljen e parë të artë olimpike si shtet i pavarur.
Ajo përmendi edhe sukseset olimpike të Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.
“Përmes këtyre kampionëve, bota njohu jo vetëm talentin sportiv të Kosovës, por edhe historinë e një populli që me këmbëngulje, dinjitet dhe vullnet të pathyeshëm ka arritur të tejkalojë çdo sfidë”, ka theksuar Osmani.
Ish-presidentja shprehu mirënjohje për Komiteti Olimpik i Kosovës, federatat sportive, trajnerët, sportistët dhe të gjithë punëtorët sportivë për kontributin e tyre në zhvillimin e sportit dhe ruajtjen e frymës olimpike, duke uruar që flamuri i Kosovës të vazhdojë të valojë krenar në ngjarjet më të mëdha sportive botërore./teve1.info/
