Lajme

Osmani në New York bashkë me liderët e tjerë të Ballkanin Perëndimor

Gjatë ditës së djeshme, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, bashkë edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe liderë të tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, janë takuar me kryediplomatin e BE-së në ikje, Josep Borrell.

Sot, Osmani e ka publikuar një fotografi të përbashkët pas takimit.

“Takimi i djeshëm i organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në New York, për liderët e Ballkanit Perëndimor”, shkroi ajo.

E para e shtetit të Kosovës, po qëndron në një vizitë zyrtare në New York.

Vjosa Osmani, në kuadër të sesionit të 79-të të punimeve të Asamblesë së Përgjitshme të OKB-së ka zhvilluar takime me shumë liderë botëror.