Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak.
Bëhet me dije se gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë. Osmani është shprehur se marrëveshja e Brukselit e 27 shkurtit 2023 dhe aneksi i Ohrit i 18 marsit 2023 duhet të zbatohen në plotësisht mes dy vendeve.
Ndër të tjera ajo është shprehur se Bashkimi Europian duhet të heqë masat e vendosura ndaj Kosovës, pasi janë të padrejta dhe krijojnë mungesë ekuilibri në dialog. Po ashtu Osmani ka thënë se zgjedhjet e reja në komunat me shumicë serbe në veri të vendit duhet të mbahen pa humbur kohë.
“Osmani ritheksoi nevojën e heqjes së masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, të cilat janë të padrejta dhe krijojnë mungesë ekuilibri në dialog.
Në këtë drejtim, ajo përsëriti se Kosova ka ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, duke miratuar edhe udhëzimin administrativ, ndërkaq theksoi pritjet e saj që kjo e drejtë e qytetarëve të realizohet pa vonesa e në përputhje me procedurat dhe legjislacionin në fuqi”, u tha në njoftim.
“Sa i përket draftit të statutit të Asociacionit, Presidentja ritheksoi se institucioni i vetëm që mund ta interpretojë përfundimisht përputhshmërinë e këtij akti me Kushtetutën është Gjykata Kushtetuese e Kosovës, gjersa poa shtu i shprehu shqetësimet e saj lidhur me disa dispozita të këtij drafti, të cilat mund të jenë sfiduese gjatë zbatimit në praktikë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e presidencës.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo